Mbi 100 të vdekur nga rrufetë brenda dy ditësh në Indi

Më shumë se 100 njerëz humbën jetën brenda dy ditëve për shkak të goditjeve nga rrufetë në Indi. Sipas autoriteteve vendase, 24 njerëz vdiqën në Uttar Pradesh gjatë 24 orëve të shkuara.

Ndërsa në Bihar u vranë të paktën 83 njerëz të enjten. Në total, të paktën 107 njerëz kanë vdekur nga rrufetë në të dy vendet.

Një kompensim prej 5.300 dollarësh do t’u jepet familjeve që kanë humbur të dashurit.

Kryeministri indian Narendra Modi tha në “Twitter” se këto janë ngjarje tragjike. Ai shtoi se të gjithë autoritetet janë të angazhuar për të dhënë ndihmë urgjente.