‘Liverpool mund ta fitoj ligën dhe unë do të shkoj në Papua Guinea e Re’

Mbrëmë Liverpool i dha fund pritjes 30 vjeçare.

Pas një sezoni historik, Liverpool më në fund u kurorëzua me titullin kampion të Premier Ligës.

Por, njeriu që do t’i gëzohet më së paku këtij suksesi të Liverpool është analisti i Sky Sports, Gary Neville.

Në fillim të këtij sezoni, ai ishte i bindur që ‘The Reds’ nuk do ta fitonin titullin.

‘Manchester United do ta fitoj ligën para Liverpoolit në opinionin tim dhe unë nuk po tregohem i pasjellshëm’, ishte njëra nga deklaratat e tij që bëri bujë në fillim të sezonit.

Pastaj, Neville gjatë kampionatit kishte treguar se çka do të bënte nëse Liverpool e fiton titullin.

‘Liverpool mund ta fitoj ligën dhe unë ndoshta do të shkoj në Papua Guinean e Re’, ishte deklarata e tij.

Neville ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për fitimin e titullit nga Liverpool.