Lisbona vendos masa të jashtëzakonshme shkaku i pandemisë

Prej sot deri më 14 korrik në 19 bashkësi lokale të rajonit më të gjerë të Lisbonës do të jenë në fuqi masat e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri, kumtoi Qeveria portugeze.

Banorët e disa pjesëve të kryeqytetit portugez, mes të cilët edhe nga qendra e qytetit, do të mund të dalin nga shtëpitë vetëm për të blerë prodhime de medikamente të domosdoshme dhe për të shkuar dhe kthyer nga puna.

“Mënyrë e vetme dhe efikase për vënien e pandemisë nën kontroll është të qëndroni në shtëpi, ndërkaq kur kjo nuk është e mundur, të mbahet distancë fizike dhe pa përjashtim të zbatohen të gjitha  standardet higjienike”, theksoi kryeministri portugez, Antonio Kosta.

Në Portugali deri më tani janë shënuar 40.415 raste me koronavirusin e ri. 26.382 pacientë janë shëruar, kurse 1.549 raste kanë përfunduar me fatalitet. Për momentin Portugalia ka 12.484 raste aktive me Covid-19.