Kompania “Novartis” gjobitet për korrupsion dhe ryshfet

Uashington, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Kompania farmaceutike botërore “Novartis” gjobitet për korrupsion dhe ryshfet të mjekëve, spitaleve dhe klinikave në Greqi dhe në Vietnam me qëllim që pacientëve t’u përshkruhen ilaçet e saj dhe të shfrytëzohet pajisje e saj kirurgjikale.

Ministria e Drejtësisë së SHBA-së bëri të ditur se “Novartis” në Greqi u pajtua për marrëveshjen, e cila parashikon gjobë prej 225 milionë dollarë.

Krahas kësaj kompania u pajtua të paguajë 112,8 milionë dollarë shtesë për barazimin e shpenzimeve për proceset gjyqësore të qytetarëve, plus 8,9 milionë dollarë në emër të veprës penale.

“Novartis” do të dënohet në SHBA për dhënie të ryshfetit mjekëve. ar/

Таг