Gjatë 2019-ës popullsia e Kosovës u shtua për 15 mijë e 294 banorë

25 mijë e 895 kanë qenë lindjet e gjalla në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2019, prej të cilave 25 mijë e 795 janë me vendbanim të përhershëm të nënës në Kosovë.

Po gjatë këtij viti jetë kanë ndërruar 10 mijë e 560 veta, prej të cilave 10 mijë e 501 kanë qenë banorë rezidentë, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së, popullsia (shtimit natyror) është rritur për 15 mijë e 294 banorë.

“Tek rastet e lindjeve dhe vdekjeve nga komuniteti serb, një pjesë e tyre e konsiderueshme regjistrohet derisa, një pjesë e tyre (sidomos komunat në pjesën veriore të Kosovës nuk i regjistrojnë/raportojnë rastet e lindjeve dhe vdekjeve). Bazuar në shtimin natyror të komunitetit serb në pjesën tjetër të Kosovës dhe në regjion numri i rasteve të lindjeve dhe vdekjeve (të pa raportuara) pothuaj është i afërt (me një shkallë më të lartë të vdekjeve) por ASK-ja në këtë raport nuk ka bërë vlerësim për komunitetin në fjalë për rastet e pa raportuara (nën-regjistrim) pasi nuk ka devijim statistikor të shprehur e që nuk do të ndikon në të dhënat e vlerësuara në nivel komune dhe aq më pak në nivel vendi”, thuhet në raport.