Gianluca Di Marzio e ka quajtur punë të kryer transferimin e Achraf Hakimit tek Inter

Gazetar i njohur italian, Gianluca Di Marzio e ka quajtur punë të kryer transferimin e Achraf Hakimit tek Inter sezonin e ardhshëm.

Sipas Di Marzios, Real Madrid ka pranuar ofertën prej 40 milionë euro të Inter për mbrojtësin maroken.

Hakimi pas një super sezoni me Dortmund pritej të kthehej në Real Madrid dhe të bëhet pjesë integrale e klubit por Zidane duket se nuk e do në ekip atë.

Shumë shpejtë mund të ndodhë zyrtarizimi i Achraf tek Inter.