FFK nis kursin virtual për Licencën C të UEFA-s

Sot ka nisur kursi i parë virtual për Licencën C të UEFA-s për trajnerë, në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësimnxënies EduBreak.

Në hapje të këtij kursi pjesëmarrësit i ka përshëndetur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili e vlerësoi këtë metodë pune si tejet të rëndësishme për t’i vazhduar aktivitetet e parapara në rrethanat në të cilat ndodhet jo vetëm vendi ynë, por i gjithë globi si pasojë e pandemisë Covid-19, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ky kurs organizohet në faza të ndryshme: virtuale dhe të kontaktit (të stërvitjeve).

Në fazën virtuale pjesëmarrësit kanë ligjërata dhe detyra nëpërmjet web-it dhe duhet të marrin pjesë me një Laptop/Desktop me lidhje interneti, derisa në fazën e kontakt ose stërvitjeve, pjesëmarrësit duhet të vijnë në Prishtinë për punën praktike në fushë.

Udhëheqës i këtij projekti është Michael Nees me asistimin e Sanije Krasniqit, derisa pjesëmarrës në ditën e parë ishin edhe Frank Ludolph kryesues i Edukimit në UEFA, Anna Stege nga Ambasada Gjermane, Celine Babic nga Komiteti Olimpik Gjerman (DOSB), dhe Horst Kriete nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB), cilët folën për zhvillimin dhe bashkëpunimin e projekteve të tilla të FFK-së me UEFA-n, DFB-n, DOSB-n dhe ambasadën gjermane, teksa uruan pjesëmarrësit e këtij kursi për punë të suksesshme.

Image

Kursi