Carovska: Në mandatin e ardhshëm 10.700 denarë pension minimal dhe rritje të pagës minimale

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Bartësja e listës së deputetëve në Njësinë Zgjedhore numër 1 dhe nënkryetare e LSDM-së, Milla Carovska sonte në tribunë në Aerodrom tha se në tre vitet e kaluara janë bërë procese reformuese kyçe të cilat kanë rëndësi të madhe për zhvillim të shoqërisë së drejtë dhe investim në qytetarë.

“Nuk ndalemi këtu, por vazhdojmë me procese reformuese. Pagën minimale në mandatin e ardhshëm do ta rrisim deri në 40 %, ndërsa atë mesatare deri në 30%. Nuk i harrojmë edhe më të moshuarit. Niveli i ri i pensionit minimal do të jetë  10.700 denarë”, shtoi Carovska.

Carovska theksoi se LSDM është parti e cila investon në më të prekurit dhe fëmijët e tyre.

“Bëmë reforma në të cilat të varfërve nuk iu jepen më thërrime, por i kthejmë në tregun e punës. Ua kthejmë dinjitetin para fëmijëve të tyre. Nuk ndalojmë këtu sepse të gjithë bashkë mundemi më shumë dhe më mirë”, tha Carovska. fc/

Таг