Bordi drejtues i FFMV-së e pranoi plasmanin e tabelave në kampionate, të ndërprera për shkak të pandemisë

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Në seancën e sotme të Bordi drejtues të Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, është marrë vendim që të pranohet propozimi i Komisonit për gara, lidhur me tabelën e ngrirë të Ligës së Maqedonisë së Veriut nga sezoni 2019/2020, pas 23 xhirove të luajtura nga Liga e parë dhe 17 xhirove të luajtura nga Liga e dytë, me të cilin ekipet e radhitura të para nga Liga e dytë – Lindje dhe Liga e dytë – Perëndim janë promovuar në Ligën e parë për sezonin 2020/2021 dhe KF Vardar si ekipi i radhitur i parë në sezonin 2019/2020.

“Edhe pse si ekip i parë i radhitur, KF Vardar pati mundësi të merr pjesë në kualifikimet në Ligën e kampipnëve, për shkak të mosmarrjes së licencës për ndeshje në UEFA, KF Vardar nuk do të ketë mundësi ta shfrytëzojë këtë të drejtë”, thuhet në kumtesën e FFMV-së.

Komisioni për ndeshje lidhur me ekipet të cilat kanë siguruar të drejtë për pjesëmarrje në ndeshjet e UEFA-s në sezonin 2020/2021. Të drejtë për pjesëmarrje në ndeshjet e UEFA-s në sezonin e ardhshëm kanë Sileksi në Ligën e kampionëve, ndërsa KF Shkëndija, Renova dhe Shkupi në Ligën e Evropës. bsh/

Таг