“Bisha” Ibrahimovic befason mjekët, Milani merr dy lajme të mira përpara ndeshjes me Roma

Zlatan Ibrahimovic tashmë do të jetë kundër Romës, megjithëse fillimisht nga pankina. Suedezi sot në Milano zhvilloi seancën stërvitore në një grup me shokët e tij të ekipit, pa ndjerë dhimbje në muskulin që e mundon atë për rreth një muaji.

Ibra ishte ndalur në 25 maj, pasi u kthye në Itali për shërim dhe megjithë mbajtjen në formë duke stërvitur me Hammarby për disa javë, ndërsa Italia ishte në mbyllje të plotë.

Dukej se rikthimi në fushë mund të ishte vendosur për sfidat ndaj SPAL ose Lazio, por Zlatan përshpejtoi kohët, duke bindur Pioli dhe stafin e kuqezinjve që ta merrnin në konsideratë tashmë për supersfidën e së dielës.

Lajm i mirë edhe në frontin e Kjaer: danezi është rikuperuar nga dëmtimi në Leçe dhe sipas të gjitha gjasave do të bashkohet me Romagnoli nga 1′ kundër Romës.