Anulohet për herë të parë Maratona në Berlin

Për herë të parë, në 20 vitet e fundit, Maratona e Berlinit nuk do të zhvillohet në afatet e planifikuara. Kjo është hera e parë, nga viti 1974, që Maratona e Berlinit nuk do të zhvillohet më 26 dhe 27 shtator të këtij viti.

“Kemi punuar me shumë përkushtim, por për momentin nuk është e mundur që të zhvillohet maratona me sharmin e saj të zakonshëm,” thuhet në komunikatën e organizatorëve të garës.

Vendimi për anulimin e Maratonës së Berlinit është sjellur për shkak frikës nga masat më rigoroze në të ardhmen dhe për shkak të pasigurisë së ardhjes së atletëve jashtë Gjermanisë. Më parë, është anuluar edhe Maratona e NJu Jorkut, që ishte caktuar të zhvillohet më 1 nëntor.