Alkantara u përshëndet me bashkëlojtarët e tij në Bajernin e Munihut

Londër, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Mesfushori i Bajernit të Munihut, Tiago Alkantara, u përshëndet me bashkëlojtarët e tij, publikoi “San”.

Sipas burimit, spanjoli 29-vjeçar u takua me bashkëlojtarët që të përshëndetet me ta, para se të largohet në Angli, ku planifikon ta vazhdojë karrierën.

Paraprakisht u publikua se Alkantara nuk do ta vazhdojë kontratën me Bajernin dhe ka për qëllim të kalojë në Liverpull.

Në sezonin 2019/20, futbollisti luajti 35 ndeshje për Bajernin, shënoi tre golla dhe ka bërë dy asistime.

Vlera e spanjolit sipas portalit “Transfermarkt.com” është 48 milionë euro. bsh/

Таг