Zyrtare: Atdhe Nuhiu zgjat kontratën me Sheffield Wednesday

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, sot ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Sheffield Wednesday.

Pasi që sezoni 2019/20 edhe në Championship është zgjatur për shkak të pandemisë koronavirus dhe pauzës prej më shumë se tre muajve, edhe afati kalimtar i verës ka ndryshuar.

Kontrata paraprake e Atdhe Nuhiut me Sheffield Wednesday skadonte më 30 qershor dhe duke parë situatën, ai ka nënshkruar kontratë të re.

Klubi anglez ka njoftuar se sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë të re, e cila e mban atë në ‘Hillsborough’ deri në fundin e sezonit.

Pastaj, mbetet të shihet nëse 30 vjeçari do nënshkruaj kontratë më afatgjate apo do largohet nga si lojtar i lirë.