Ylli i Barcelonës i bashkohet Juventusit

Tashmë çdo gjë është e konfirmuar, mesfushori brazilian i Barcelonës, Arthur Melo do të kalojë tek Juventusi, transmeton Insporti.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat shprehen se më në fund Arthur është bindur t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”.

Në operacion do të përfshihet edhe mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjanic i cili do të transferohet në Camp Nou.

Vlera e transferimit të Arthur thuhet të jetë 80 milionë euro ndërkohë Pjanic është vlerësuar 70 milionë euro.

Juventusi detyrohet t’i paguaj klubit katalanas edhe 10 milionë euro për ta mbyllur marrëveshjen.