Tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë, policia e kthen mbrapa

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Shqipërisë kishte hyrë ilegalisht në Kosovë gjatë ditës së mërkurë.

E dyshuara është hasur në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë e më pas ajo është kthyer në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50.

“Njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë kishte hasur të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë e cila ilegalisht nga Shqipëria kishte hyrë në Republikën e Kosovës. Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore, pas procedurave policore me urdhër të prokuroritështë depërtuar te autoritetet shqiptare në pikën kufitare Morinë”, thuhet në raport.