Tahiri: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Edita Tahiri ka reaguar pas aktakuzave të përpiluara nga Prokuroria e Specializuar e Hagës.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova shkroi historinë e saj të çlirimit me gjak dhe trimëri.

Tahiri ka shkruar tutje se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

Postimi i plotë i Edita Tahirit :

Flamujte tane te frymezimit, clirimit dhe fitoreve do te na mbajne te fort dhe kryelarte edhe ne kete kohe te rende e te ndjeshme. Ne shkruam historine tone te clirimit dhe pavaresise se Kosoves me gjak, mencuri dhe trimeri. Kosova do te rroj perjete. Lufta clirimtare e UCK-se ishte e drejte dhe paster, kete histori nuk mund ta ndryshoj askush e as aktakuzat e djeshme. Lufta agresore dhe gjenocidale e Serbise dhe kasapit te Ballkanit Slobodan Milloshevicit ndaj shqiptareve ishte e padrejte dhe kete histori barbare nuk mund ta ndryshoj askush. Padrejtesite kane ardhur nga Serbia, ata duhet te mbahen pergjegjes per drejtesi, per gjenocidin ndaj shqiptareve, vrasjet e mijera shqiptareve, zhdukjen e mijera shqiptareve dhe dhunimin e mbi njezetemije grave. Paqja e qendrueshme vjen permes drejtesise se drejte!