SKANDAL: LËVIZJA BESA shkrihet në LSDM, reklamon në MAQEDONISHT

Koalicioni me LSDM duket që ka ndikuar tek LËVIZJA BESA që të mëson maqedonisht, madje dhe të reklamohet në këtë gjuhë, informon Tetova Sot

Së fundmi, nga faqja zyrtare në facebook, e Lëvizjes Besa është hasur një postim i sponsorizuar nga ky subjekt, por ajo që bie në sy është porosia në gjuhën maqedonase.

“Нема Ваздух, нема мир”, është porosia që e jep LËVIZJA BESA në gjuhën maqedonase.

Këto lëvizje të papritura të LËVIZJES BESA drejt një “Shoqërie për të gjithë” – Едно општество за сите, u paralajmëruan edhe më herët nga analistët politik, të cilët vlerësuan që me koalicionin e bërë me LSDM, partia e Bilall Kasamit do të shkrihet në LSDM-në e Zoran Zaevit.

Burimi: Tetova Sot