Sarri: Nuk kam probleme me Pjanic, jam i lumtur me të

Maurizio Sarri ka folur për raportin e tij me Miralem Pjanic.

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, thuhet se së fundmi ka prishur raportet e tij me mesfushorin Miralem Pjanic.

Pjanic lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona dhe thuhet se ka pasur një kacafytje verbale me trajnerin italian.

Por, sipas Sarri, çdo gjë është në rregull dhe ai nuk e ka problem ta zgjedh atë në formacionin startues.

“Nëse ai shitet, do të bëhet për një arsye. Ai nuk është në diskutim nga një pikëpamje teknike. Por, klubi nuk më ka dhënë sinjale në atë aspekt, kështu që nuk e konsideroj”, ka thënë Sarri.

“Diskutimi mes tij dhe meje është për aspektin teknik dhe mental. Ai nuk duhet shqetësohet nëse humbet një ndeshje, por ai duhet të reagojë”, ka shtuar italiani.

“Jam i lumtur me Miralem dhe jam i sigurt, se në atë rol, ai mund të përmirësohet”

Miralem Pjanic pritet të kalojë te Barcelona, kurse në këmbim, Arthur Melo do të drejtohet nga ‘Allianz Stadium’.