Romero 15-të vjeçar është lojtari më ri në historinë e La Ligës

Madrid, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Futbollisti nga radhët e mesit të Majorkës, Luka Romero është lojtari më i ri në historinë e kampionatit të Spanjës. Ai ka luajtur mbrëmë në takimin me Real Madridin në ndeshjen e gjiros së 31-të nga La Liga në moshë prej 15 vjet e 219 ditë.

Romero u paraqit në terren në minutën e 84 në vendin e Idris Baba dhe e theu rekordin e vjetër 81 vjet.

Paraprakisht, lojtari më i ri në La Liga ishte Sanson, i cili e ka luajtur derbin e tij me Seltën në dhjetor të vitit 1939 në moshë prej 15 vjet dhe 255 ditë. sn/