Real Madridi dhe Barcelona në garë për Guendouzin

Real Madridi dhe Barcelona thuhet se janë gati të kërkojnë mesfushorin e Arsenalit, Matteo Guendouzi.

Mesfushori francez testoi durimin e menaxherit Mikel Arteta duke u mburrur për pagën e tij pas një përplasjeje me Neil Maupay të Brighton.

Ai talli lojtarët e Brightonit mbi fitimet e tyre duke thumbuar Maupayn, i cili fiton 10 mijë funte në javë për dallim nga 40 mijë të yllit të Arsenalit.

Sipas mediumit Le 10 Sport, ky gjest e ka irrituar shumë trajnerin Arteta, i cili është i lumtur që ta lë Guendouzin të largohet nga klubi këtë verë.

Image

 

Megjithatë, francezi ka shumë klube që e duan dhe shumica nga to janë gjigantë evropianë.

Gjigantët e La Ligas, Reali dhe Barcelona janë të dy të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit një rrugë shpëtimi.