Prishtina vetëm një pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti”

Prishtina importon vetëm një pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke barazuar 1:1 me Llapin, në takimin e javës së 26-të së elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 25-të, Ahmet Januzi shlnon për epërsinë (0:1) të Prishtinës, duke iu falënderuar edhe asistimit të Meriton Korenicës.

Në pjesën e dytë vendasit barazuan pikërisht në minutën e 52-të, kur Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë shënon gol të bukur, 1:1. Ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës u karakterizua me rivalitet të madh. 

Drita prinë me 55 pikë, pasojnë Gjilani me 52, Prishtina 51, Ballkani 50, Feronikeli 44,  Llapi me 38 pikë etj.