Policia malazeze arreston edhe zjarrfikësit pro serbë në Budva

Oficerët e Policisë së Malit të Zi sot kanë bllokuar shërbimin e zjarrfikësve në Budva të Malit të Zi ku janë arrestuar shtatë prej tyre.

Oficerët e njësisë speciale policore malazeze në Budva e lëshuan stacionin e zjarrfikësve, në hapësirat e të cilëve kanë mbetur inspektorët që po vazhdojnë me hetimin.

Kreu i zjarrfikësve Dragan Bozovic gjendet në prokurorinë speciale në Podgroicë pasi u arrestua mbrëmë së bashku me zëvendës kryetarin e partisë pro serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik, Dragan Krapovic nën hetimin për bllokimin e ndërtesës së komunës, të udhëkryqit kryesor me 17 qershor dhe krijimin e organizatës kriminale.

Në Budva që nga java e kaluar ka trazira për shkak të ndryshimit të qeverisjes pas akuzave të prokurorisë për krim të organizuar. Disa herë gjatë protestave kishte ballafaqim mes policisë dhe mbështetësve të këtij grupi, si dhe arrestime.

Të mërkurën kishte përshkallëzim në disa qytete me protesta dhe demonstrata në disa qytete në Mal të Zi.