Plani i FIFA për daljen nga kriza e Covid-19, Kosova përfiton 1.5 milionë dollarë

FIFA ka njoftuar sot për hartimin e një plani madhor.

Pas pandemisë Covid-19, futbolli rrezikohet nga një krizë ekonomike, por për këtë po mendon shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.

FIFA ka njoftuar për planin 1.2 miliardë funtësh, i cili do ta ndihmojë futbollin ta tejkalojë krizën ekonomike të pandemisë.

Secila anëtare e FIFA do të përfitojë nga 1 milion dollarë, me një shtesë prej 500 mijë dollarëve për futbollin e femrave.

Konfederatat do të përfitojnë nga 2 milionë dollarë.

Sigurisht, edhe Kosova është në mesin e shteteve që do të përfitojnë nga 1 milion dollarë.