Përfundon pjesa e parë e rregullimit të sheshit në Shtime, punimet mbesin në gjysmë

Në qytetin e Shtimes, ditë më parë ka nisur rindërtimi i Sheshit “Ahmet Shtimja”, i cili shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Shtimjanja, me një sipërfaqe prej 3500 metra katrorë.

Sheshi në fjalë do të ketë ulëse, gjelbërim të ulët dhe të lartë, kanalizim kullues atmosferik dhe për ujëra të zeza, trupa ndriçues e të tjerë.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti dyvjeçar është 190,028.00 euro, mjete këto të bashkëfinancuara nga Komunës së Shtimes dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ndërkaq punimet është duke i kryer NNP “Kadolli”.

Ndërkaq për pjesën e dytë, e cila tash për tash është në fazën e tenderimit, dha sqarime drejtoresha për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Shqipe Rexhaj.

Ajo tregoi se pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e tenderimit do të fillojnë punimet për zgjerimin e trotuarit në të dy anët e lumit prej urës te rruga “Imer Devetaku” deri tek ura në rrugën “Afrim Selmanaj”. Me këtë projekt parashihet të ketë stazë për ecje të këmbësorëve, gjelbërim, ndriçim publik dhe shporta për hedhje të mbeturinave, thotë drejtoresha Rexhaj.

Vlera e projektit total është 154,461.00 euro, thotë drejtori për Prokurim Publik, Muhadin Halili të cilat mjete tregon ai janë siguruar si grant qeveritar për performancën e mirë të treguar në realizimin e projekteve nga Komuna e Shtimes.

Image