Njihuni me arbitrin shqiptar në sportin e Ragbit, gjilanasin Rinor Azemin

Ragbi, apo siç njihet edhe si futbolli amerikan, është një nga sportet pak të njohura apo edhe jo gjithaç të popullarizuara te shqiptarët. Traditen si sport, ragbi, nese mund të thuhet kështu në Kosovë, fillon më pak se një vit, me themelimin e Federatës së Ragbit, me iniciativën dhe përkrahjen e ish-ambasadorit britanez në Kosovë, Ruairi O’Connell. Nuk kemi ndonjë informatë që ndonjë shqiptar të ketë bërë karierë të bujshme në këtë sport. Por, kjo nuk të bëjë edhe me gjilanasin e lindur dhe të rritur në qytetin Alesandria të Italisë, Rinor Azemin.

Është për tu habitur, ndoshta edhe si një lloj kurioziteti, ku në Italinë e famshme, ku futbolli është mbreti i sportëve, në Italinë , kampione e Botës dhe Evropës, në Italinë e emrave të mëdhenj të futbollit si De Simoni; Varisco, Calì; Trerè, Fossati, Capello; Debernardi, Rizzi, Cevenini I, Lana, Boiocchi. Francesco Calì, deri te Barrezi, Malldini, Bagjo, etj, etj, dhe Rinori zgjedh sportin e Ragbit. Kjo e ka befasuar edhe vet të atin e tij, Sabriun, por dashuria për ragbin do të shfaqet shumë herët tek i riu me origjinë nga Gjilani.

Rinori nisë karierën në këtë sport që në moshën 7 vjeçare në vitin 2009 tek skuadra Alessandria Regby për plotë dhjetë vite, ku shquhet për talentin, forcën, shpejtësinë dhe teknikën. Mirëpo ëndërra për ragbin dhe dashuria e Rinorit për këtë sport nuk mbaron këtu.

Pas dhjet viteve si lojtar i Alessandria Ragby, në ekipet e grupmoshave të ndryshme,për gjeometrin e ardhshëm, loja e ragbit dhe dashuria për këtë sport, bënë që Rinori të bëj edhe një hap tutje. Ai fillon studimet për arbitër në Komitetin e Ragbit në qytetin e Torinos, për të ndarë drejtësinë në fushat e këtij sporti ku ndeshjet sportive gjasojnë me ato “ndeshjet gladiatorëve”, ku forca, shpejtësia dhe teknika e karakterizojnë lojën e Ragbit. Dhe pas gati dy vite studime për të ndarë drejtësi në këtë sport, Rinori tashmë është aktivizuar si arbitër në ndeshtjet e grupmoshave të reja deri në 16 vjeçare, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të deputoj si arbitër anësor në Ligën e Dytë të Italisë.

Por ky nuk është caku i synuar për Rinor Azemin, ambicia e tij është liga elitare e ragbit, pra të ndajë drejtësinë në Ligën e Parë e Ragbit të Italisë, mbase edhe do të jetë arbitri i parë shqiptar në këtë sport. Padyshim se profesionalizmi i të riut Rinor Azemi në lojën e ragbit, do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për federatën kosovare të Ragbit dhe klubet e reja në vendintonë, ku Arbëri me profesionalizmin dhe përgaditjen e tij, do të bëjë që edhe sporti i ragbit në Kosovë të avancoj dhe do të popullarizohet ndër të rinjët në Kosovë.

Dhe krejtë në fund, duke parë vullnetin dhe dashurinë e Rinorit për sportin e ragbit, pritejtet për suksese të këtij të riu, mbase janë normale. Suksese

Image