Nesër faza e dytë e spërkatjes kundër mushkonjave në Shkup

Shkup, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të zhvillohet nesër në orët e hershme të mëngjesit.

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit e njëjta do të zhvillohet në terminin e njëjtë ditët që vjen pas, kur kushtet do të jenë të volitshme”, informojnë nga Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Prej atje njoftojnë se bletarët në kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. fab/