Nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka kotet gjatë seancës

Drejtuesit e institucioneve, qofshin ato qendrore apo lokale janë të thirrura ndër të tjera të punojnë për mirëqenien e qytetarëve.

Mirëpo në jo pak raste, politikanë të caktuar kanë treguar se fare nuk e kanë hallin të bëjnë këtë, për më tepër ata janë treguar të papërgjegjshëm për të kryer punën e tyre me përgjegjësi, për çfarë edhe paguhen nga taksat e qytetarëve.

Së fundmi një rast i tillë është paraqitur në komunën e Mitrovicës, hiç më pak se nga nënkryetari Faruk Mujka që vije nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa Kuvendi Komunal ka mbajtur sot seancën, Mujkës fare nuk i ka interesuar çfarë po bisedojnë asambleistë.

Ai ka gjetur kohë të kotet paksa. E sapo e njoftuan nga asamblistët e tij se po xhirohet, Mujka ngritët dhe e rrit interesimin.