Në Kërçovë është lënduar një person nga shpërthimi i bombolës së gazit në një automjet

Kërçovë, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Në Stacionin policor në Kërçovë sot në  orët e hershme të mëngjesit rreth orës 4:40, është paraqitur shpërthimi i një bombole gazi dhe vetëndezja  e një automobili “Polo” me targa të Kërçovës, informon zëdhënësi i SPB-së-Ohër Stefan Dimoski.

Me ç’rast është djegur shoferi Z.R.(26) nga Kërçova, i cili menjëherë është dërguar në spitalin e përgjithshëm.

Zjarri në brendësinë e automobilit është shuar  nga të punësuarit në  pompën e afërt  të benzinës në rrugën “11 Tetori” në Kërçovë, sqaroi Dimoski.  rz/sa/