Ministri: Një në çdo 3 pilotë në Pakistan kanë liçencë fallco

Më shumë se 30% e pilotëve të aviacionit civilë në Pakistan kanë liçenca false dhe nuk janë të kualifikuar të fluturojnë, tha sot ministri i aviacionit në vend.

Duke folur në parlamentin e Pakistanit, Ghulam Sarwar Khan tha se 262 pilotë në vend “nuk e kanë kryer vetë provimin e liçencës” por kanë paguar dikë tjetër për ta kryer në vend të tyre.

“Ata nuk kanë eksperiencë fluturimi,” tha ai.

Pakistani ka aktualisht 860 pilotë aktivë që shërbejnë në linjat vendase të brendshme, si dhe në një numër linjash ndërkombëtare.

“Liçencat e falsifikuara janë të përhapura në të gjithë industrinë ajrore të Pakistanit,” pranonte dhe zëdhënësi i ministrisë Abdullah Khan, duke shtuar se disa nga pilotët e rremë kanë fluturuar dhe me linja të huaja.

Rezultatet e publikuara nag ministri ishin pjesë e një hetimi te gjere pas rrëzimit të një avioni ku u vranë 97 njerëz në jug të krtyeqytetit Karachi, më 22 maj. Avioni ishte rrëzuar pas ngritjes nga Lahore, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin, përveç dy vetëve.