Mexhiti, Zyberi dhe Mahmuti, prezentojnë politikat e BDI-së në Radushë (FOTO)

Shtabi komunal i Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj, i udhëhequr nga Blerim Bexheti, së bashku me kandidatët për deputet, Izet Mexhitin, Arben Ziberin dhe Shermine Mahmutin, kanë vizituar Radushën, ku kanë shpalosur idenë dhe konceptin e liderit të BDI-së Ali Ahmetit, për KRYEMINISTRIN SHQIPTAR.

Ata, gjithashtu kanë folur për vizionin politik që ky subjekt paraqet në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe programin zgjedhorë.

Bartësi i listës Izet Mexhiti, tha se ideja për KRYEMINSTRIN SHQIPTAR po mirë pritet në të gjitha zonat shqiptare, duke shtuar se BDI deri më tani ka mbyllur disa tema politike dhe tani fokusohet për një politik të barazisë ekonomike.

Nga ana tjetër Arben Zyberi me këtë rast tha se Bashkimi Demokratik për Integrim sistematikisht ka promovuar kuadro të reja, që kanë dëshmuar aftësi profesionale në sfera të ndryshme jetësore.

Ndërsa, kandidatja Shermine Mahmuti, tha se në BDI rol të rëndësishëm ka dhe forumi i gruas në hartimin e politikave programore dhe qeveritare.

Radusha njihet si bastion BDI-së në Saraj.