Merreni një shembull nga Istogu, arsyeja do t’ju lë pa fjalë!

Istogu është krenari e hendbollit femëror për organizim që ka si klub dhe për kushtet më të mira, klubi i vetmi që i ka me paga lojtaret dhe mjaft të mira.  Merreni një shembull nga Istogu, arsyeja do t’ju lë pa fjalë!

Pse ju lë pa fjalë? 

Edhe pse e humbën titullin e kampionit, kryetrajneri i kësaj skuadre, Faruk Shala, një njeri me vlera të larta,  me kryesinë e klubit, treguan kulturë të lartë, se si urohet rivalja dhe që besa edhe foton e klubit të Ferizajt e postojnë në faqen e tyre, si kampion i ri.  Kjo është kulturë evropiane që po e sjellë Istogu në Kosovë.

Image

Ferizaj i postuar në faqen e KHF Istogu, kjo është kultura e qytetarizmi i klubit si Istogu

Ky është shembulli i një klubit korrekt dhe që duhet në fund të vitit Federata e Hendbollit e Kosovës ta nderojë Istogun me medaljen e artë: “Shembulli më i mirë i dy dekadave të fundit”.  Nuk kemi pa asnjëherë nga viti 1999 dhe deri me tash që humbësi ta nderoi me foto fituesin në faqen e klubit. Këtë e bëri Istogu dhe tregoi vetëdije të lartë qytetare dhe është shembulli që duhet të ndiqet nga të gjithë në të ardhmen.

Sigurisht ky gjest shembullor i Istogut ka lënë gojëhapur gjithë komunitetin e hendbollit. Kjo është bukuri dhe që ia zbardhi fytyrën hendbollit. Asgjë nuk është fitorja e titullit, çfarë është kultura dhe respekti!