Për të gjithë qytetarët shqiptarë që punojnë në Malin e Zi dhe u kërkohet testi i covidit për të kaluar kufirin, pritet që të ketë një vendim nga ministria e Shëndetësisë. Drejtoresha e operatorit të kujdesit shëndetësorë nga Shkodra gjithashtu deklaroi se në bazë të numrit të rasteve të reja do ët vlerësohet edhe hapja e spitaleve covid në rrethe.
Ministria e shëndetësisë pritet që të marrë një vendim për liberalizimin e testeve të Covid për të gjithë ata që duan të lëvizin jashtë vendit.
Drejtoresha e përgjithshëe e operatorit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami iu është përgjigjur interesit të medies në lidhje më këtë çështje.
“Do të ketë një vendim edhe për këtë gjë.”
Nisur nga numri i lartë i rasteve të reja me coronavirus, nuk përjashtohet as mundësia për hapjen e strukturave të tjera spitalore veç atyre në kryeqytet.
“Nëse do të ketë rritje të infektuarve, do të ketë shikohet edhe mundësia e trajtimit të tyre në spitalet rajonale.”
Çdo ditë thuajse 500 persona kalojnë doganën në Shkodër dhe punojnë në Malin e Zi ku i kërkohet që të kenë kryer testin e Coronavirusit të paktën 48 orët e fundit ose nuk do të pranohen.
Në Shkodër Cami mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve higjieo-sanitare dhe mjete diagnostikuese për spitalin rajonal nga Caritasi shqiptar.