Komunikacioni në rrugën e shpejtë Shtip – Radovish sot pa ndërprerje

Shkup, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Komunikacioni në rrugën e shpejtë Shtip-Radovish, në vendin e quajtur “Pilav tepe”, sot do të zhvillohet pa pengesa në dy drejtimet, pa ndërprerje, kumtoi LAMM.

Nuk do të zbatohet minimi siç ishte paralajmëruar.

LAMM sot në mëngjes informoi se aksi Shtip – Radovish prej orës 12:40 do të ndërpritet në të dyja drejtimet tek pjesa “Pilav tepe” për shkak të minimit, por sipas zbatuesit të punimeve “STRABAG AG” sot minimi nuk do të bëhet. shk/