Komuna e Kërçovës apelon që të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi

Kërçovë, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Pas publikimit të rezultateve të sotme nga Ministria e Shëndetësisë ku në Kërçovë, janë regjistruar gjashtë raste të reja të të infektuarve me koronavirus, Shtabi i krizës në Komunën e Kërçovës, pas seancës së kryesuar nga kryetari Fatmir Dehari, doli me komunikatë në të cilën apeloi deri te qytetarët që të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19.

Ministria e Shëndetësisë sot i publikoi rezultatet e reja të pacientëve me KOVID-19. Në Qytetin e Kërçovës, janë identifikuar gjashtë raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 16, nga të cilët 12 janë aktiv dhe tre janë shëruar. Gjendja e personave të prekur nga koronavirusi është e qëndrueshme dhe pa komplikime simptomatike, thuhet në komunikatën e Shtabit të krizave të Komunës së Kërçovës.

Sipas informacionit zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik në Manastir, grupi i infeksionit është i njohur dhe po merren të gjitha masat për të izoluar përhapjen e virusit. mb/