Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Tetovë i prezantuan kandidatët për deputetë

Tetovë, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sonte mbajti konventë promovuese për kandidatët për deputetë në sheshin e Tetovës. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, tha se ndryshimi i pushtetit do të nënkuptojë edhe ndryshim të mentalitetit politik dhe të qeverisjes me vendin. Ai theksoi se do të kërkojë përfaqësim proporcional në vendet sipas strukturës së popullsisë.

“Donin të na fusnin në lojën politike të quajtur shoqëri për të gjithë, por nuk do të kenë sukses. Së bashku me Alternativën, do të jemi përfaqësuesit tuaj, të bazuara në përcaktimin tonë. Shqiptarët në vitin 2016  besonin se do të rrëzohet regjimi, gjysma e regjimit ka rënë. Koalicioni ynë do të sjellë ndryshim dhe rënie të pjesës tjetër të regjimit. Nuk do të lejojmë që gjuha jonë të quhet gjuhë e 20 përqindëve, por gjuha shqipe në ligjin për gjuhët”, tha Sela, i cili është bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Lideri i Aleancës theksoi se më 15 korrik, shqiptarët do ta dërgojnë Ali Ahmetin në opozitë.

“Ahmeti ishte në pushtet për 18 vjet dhe nuk arriti të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe tani është në kërkim të një kryeministri shqiptar. Në këto 18 vite, ti ke qenë kryeministri i shqiptarëve dhe ke pasur Buxhet prej 60 miliardëve dhe nuk ke arritur të sigurosh kushte themelore për shqiptarët si shkolla dhe kopshte”, tha Sela.

Afrim Gashi, lideri i Alternativës që do të jetë bartës i listës në Njësinë zgjedhore 2, theksoi se kjo nuk është një konventë e zakonshme, por fushatë që do të sjellë një ndryshim në politikë.

“Unë nuk jam marrë me politikë, por shumë padrejtësi më shtynë në këtë sfidë. Çdo familje ka dikë në mërgim dhe kjo duhet të ndryshojë. Le të bëjmë jetën të mirë sa në vendet evropiane. Këto nuk janë vetëm zgjedhje, por edhe referendum, ndërsa pyetja është nëse dëshironi që ende fëmijët tanë të shpërngulen apo të kenë kushte të barabarta si në BE.

Sipas Gashit, shtylla kryesore e qeverisjes do të jetë sinqeriteti dhe shërbimi i njerëzve.
– 15 korriku nuk është vetëm një ditë e zakonshme për shqiptarët, por një pyetje se cila derë numër 5 ose 9 do të hapet. Ose do të hapet derën nr.5 për ndryshim ose numër 9 që do të nënkuptojë ende jetë si deri më tani pa ndryshime”, tha Gashi.

Para të pranishmëve folën edhe një pjesë e kandidatëve për deputetë dhe bartës të listave Bekim Tateshi, Valbona Reka, Skender Rexhepi dhe Surija Rushidi. mb/