Carovska nga Qendra: I zgjidhim problemet dhe jemi gjithmonë me qytetarët

Shkup, 25 qershor 2020

Bartësja e listës së deputetëve në Njësinë zgjedhore numër 1 ​​dhe nënkryetare e LSDM-së, Milla Carovska, u takua sot me përfaqësueset e organizatës komunale nga Forumi i grave në Qendër.

Carovska bisedoi për të gjitha çështjet aktuale që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke theksuar se në zgjedhjet e ardhshme LSDM-ja si parti që sjell vlera të reja në zgjedhjet e ardhshme merr pjesë me 50:50 gra dhe burra në listat e kandidatëve për deputetë.

Më herët, Carovska pati bisedë telefonike me qytetarët, të cilave ajo ua prezantoi programin. Theksoi se LSDM-ja i zgjidh problemet dhe është gjithmonë në mesin e qytetarëve, madje edhe në këto kushte të jashtëzakonshme.

Carovska gjithashtu shpërndau maska ​​mbrojtëse dhe materiale të tjera promovuese në qendër të Shkupit. Carovska takimin e drejtpërdrejtë me qytetarët e shfrytëzoi për të diskutuar politikat aktuale dhe pritjet e qytetarëve.

Qendra për komunikime e LSDM-së

__________________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.