Carovska në ZZHTI Shkup: Mbi një miliardë euro investime direkte të huaja për dy vjet e gjysmë, do të vazhdojmë edhe më tej t’i stimulojmë investuesit

Shkup, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Në kapacitetin prodhues të kompanisë gjermane Gereshajmer në ZZHTI Shkup 2 zhvillohen punët përfundimtare të pajisimit. Koronakriza e anuloi fillimin e punës, por në periudhën në vijim do të fillojnë me punë. Në fabrikën në Shkup do të prodhohen materiale për industrinë farmaceutike dhe mjekësore. Bëhet fjalë për fabrikë me amortizim të plotë, në 18 mijë metra katrorë dhe do të punësojë rreth 400 punëtorë.

Sot inspektim në aktivitete kanë kryer zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carovska dhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale Aleksandar Mladenovski në ZZHTI Shkup 2.

“Kompanitë e huaja kanë mundësi të realizojnë trajnime dhe të transmetojnë njohuri, neve si shtet, inxhinierëve tanë, punëtorëve, të riakualifikohemi dhe të zhvillohen në karrierë. Investimet e huaja, si dhe ato vendore kanë ndikim të madh në ekonomi, ndërsa ne si Qeveri dëshmuam se kujdesemi edhe për njërin edhe për tjetrin, me qëllim që ekonoMEDIAL në shtetin tonë të zhvillohet me dinamikë më të shpejtë”, nënvizoi zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike.

Drejtori i ZZHTI Aleksandar Mladenovski shprehu kënaqësi nga dinamika e aktiviteteve gjatë ndërtimit të kapacitetit prodhues të Gereshajmer.

“Gereshajmer do të jetë një prej fabrikave më të sofistikuar në zonat ZHTI. Punohet për fabrikë të plotë të automatizuar. Kjo fazë ndërtohet në 18 mijë metra katrorë dhe do të punësojë rreth 400 njerëz. Ata tani më është dashur të fillonin me punë, por për shkak të krizës fillimi është shtyrë, por shpresoj se në periudhën në vijim do të fillojnë me punë”, theksoi drejtori Mlladenovski. fb/