Basketbollisti i Majami i Hit, Xhons Xhunior, rezultoi pozitiv në Kovid-19

Majami, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Basketbollisti i Majami Hit, Derik Xhons Xhunior është lojtari i ri në NBA, i cili rezultoi pozitiv në Kovid 19, deklaruan burime të ligës për “San Sentinel”.

Ashtu, është rritur numri i personave të infektuar. pasi pozitiv rezultuan edhe basetbollistët Nikolla Jokiq, Malkom Brogden, Badi Hild, Aleks Len, Xhabari Parker dhe dy lojtar të Feniks-it.

Sipas burimit, Xhons nuk ka treguar kurrëfarë simptome dhe është ndjerë mirë. Sipas udhëzimeve të konfirmuara nga NBA, lojtari me test pozitiv duhet të izolohet, nuk duhet të vazhdojë me stërvitjet në ekip të paktën dy javë nga PCR testi i parë, ose derisa gjendja e tij nuk përmirsohet dukshëm. bsh/

Таг