Antikorrupsioni konsideron se nuk ka pengesa juridike për shkarkimin e Ziberit

Shkup, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Komisioni për anti korrupsion beson se nuk ka pengesa ligjore për shkarkimin e drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi, që sot u paralajmërua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Si Komision, nuk shohim ndonjë pengesë ligjore për të zbatuar mendimin e ministrit, veçanërisht pasi ndalesat në Kodin Zgjedhor, si dhe në ligjin tonë, qëndron se është e ndaluar të fillohet procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Ai do ta ndryshojë funksionin, por marrëdhënia e punës së tij do të vazhdojë, siç ka punuar para se të bëhej drejtor. Ligji thotë se është e ndaluar të fillohet një procedurë për punësim ose ndërprerje të punës, dhe jo për ndërprerje të funksionit”, tha kryetarja e Komisionit për antikorrupsion, Biljana Ivanovska në një prononcim për televizionin Kanal 5.

Ministri, Venko Filipçe e mohoi sot deklaratën e Ziberit se ai ndikoi në vendimin për hapjen e kufijve pa asnjë kufizim dhe paralajmëroi se do të këshillohej me juristë nëse është e mundur që të shkarkohet Ziberi gjatë kësaj periudhe zgjedhore. mb/