Tifozët mendojnë se Lionel Messi duhet të ishte ndëshkuar me karton të kuq në përballjen ndaj Athletic Bilbaos

Në ditëlindjen e tij të 33-të, Lionel Messi ndihmoi Barcelonën që të mposhte Athletic Bilbaon në Camp Nou.

Ylli argjentinas nuk ishte realizatori, mirëpo asistoi në minutën e 71-të te Ivan Rakitic, i cili mposhti me lehtësi portierin kundërshtar, për të qëndruar kështu në garë për titull dhe të parakalojnë Real Madridin me një ndeshje më parë.

Sidoqoftë, pak para se mesfushori kroat të shënonte golin e vetëm të takimit, tifozët ishin të acaruar me gjyqtarin e ndeshjes që nuk e ndëshkoi gjashtë herë fituesin e Topit të Artë me karton të kuq, për shkak të ndërhyrjes në Yeray.

Messi madje shpëtoi edhe nga kartoni i verdhë, pasi kishte shkelur me thumbat e atleteve lojtarin e Bilbaos, e që gjyqtari akordoi vetëm ndërhyrje të palejueshme.

Në një xhirim të ngadalësuar, shihet qartë ndërhyrja e ashpër që bëri 33-vjeçari në lojtarin kundërshtar, duke e shkelur atë në këmbë.