Si Të Pastroni Enët Prej Qelqi Në Mënyrën e Duhur

Ama të gjitha e dimë se ka raste që pavarësisht sa herë mund ta lajmë një gotë, sërish ajo nuk është e pastër dhe e qartë si kristali.Foto:Flickr

Gotat, pjatancat e qelqurina të tjera kanë tendencën të mjegullohen duke shkuar kështu kundër dëshirës së një amvise e cila e ka shumë merak pastërtinë.

Shumë prej lexuesve të AgroWeb.org mund të mbajnë mend këshillat e gjysheve dhe nënave sipas të cilave një pjatë a një gotë duhet të bëjë ‘kërc’ që të konsiderohet e pastër.

Ama të gjitha e dimë se ka raste që pavarësisht sa herë mund ta lajmë një gotë, sërish ajo nuk është e pastër dhe e qartë si kristali.

Përse ndodh kjo? Përgjigjen do ta zbuloni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Përse Mjegullohen Qelqurinat?

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, faji qëndron tek uji që falë sasisë së lartë të mineraleve lë mbetje në enët e kuzhinës.

Uji i fortë e bën gjithashtu tepër të vështirë shpëlarjen e enëve dhe eliminimin e sapunit të lëngshëm.

Së treti, këto enë mjegullohen edhe si pasojë e gërvishtjes, përdorimit të tepruar të larësit por edhe ujit të nxehtë.

Si Të Pastroni Enët Prej Qelqi 

Për pastrimin e enëve tuaja prej qelqi, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë përdorimin e uthullës së mollës.

Këtë të fundit mund ta shfrytëzoni për shumë punë në shtëpi.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të merrni një legen të madh dhe ta mbushni me sasi të barabarta uji dhe uthulle.

Më pas, futini enët prej qelqi në këtë tretësirë dhe lërini aty për rreth tridhjetë minuta.

Për të parë nëse kjo tretësirë ka funksionuar, merrni një prej gotave ose enëve dhe shpëlajeni me ujë.

Nëse ajo vazhdon të jetë e mjegulluar dhe nuk është pastruar si duhet, atëherë duhet ta fusni sërish në tretësirë dhe ta lini aty për 30 minuta të tjera.

Më pas, hiqini enët nga tretësira dhe shpëlajini një e nga një.

Për shpëlarje përdorni ujë të vakët.

Në fund duhet të përdorni një napë të pastër pambuku për t’i tharë dhe eliminuar mbetje të tjera. /AgroWeb.org