Shtyhet për 26 qershor gjyqi ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Për sot ishte caktuar seanca gjyqësore ku pritej të jepej vendimi për ish-ministrin e Punëve të Brendshëm të Shqipërisë, por ajo është shtyrë për 26 qershor.

Raportohet se gjyqtari Dhimitër Lara kërkoi të njihet me aktet e dosjes, ndaj edhe u shty data e vendimit.

Para se të futej sot në sallën e gjykatës në Tiranë, Tahiri tha se “kështu do e hanë të gjithë”.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burgim por iu kthyen në 3 vite e katër muaj shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai apeloi vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vjet burgim për Tahirin për tri vepra penale: “Trafikim i narkotikëve”, “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”.