Seul, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Koreja Jugore dhe Veriore nesër do ta shënojnë 70 vjetorin e fillimit të Luftës koreane, secila veçmas nga ana e tyre e kufirit.
Lufta, në të cilën humbën jetët dhe u lënduan miliona njerëz, filloi me sulm të trupave koreakoverior mbi Republikën e Koresë (Koreja Jugore) në vitin 1950. Përfundoi në vitin 1953 me armëpushim, ndërsa jo me marrëveshje paqësore, me çka Gadishulli korean edhe më tutje mbeti teknikisht në luftë.
Zona e demilitarizuar e kufirit mes të dy Koreve është vendosur pas përfundimit të luftës.
Armiqësia e Gadishullit korean në mënyrë drastike u rrit javën e kaluar kur Koreja Veriore e shkatërroi zyrën ndërkoreane për lidhje në territorin e tyre, sepse Koeja Jugore dërgon fluturime kundër saj.
Pheniani atëherë tha se do të përgjigjet në gjestin e tillë me dërgimin e porosive dhe ndërmarrjes së hapave tjerë, në lidhje me marrëveshjen e vitit 2018 për qetësim të tensioneve të kufirit. sa/