Shekerinska: Manastiri e kthen dinjitetin sipas të cilit është i njohur

Manastir, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Shtëpia e oficerëve në Manastir është monument i qytetit, i ruajtur përmes të gjitha segmenteve të historisë dhe prandaj qytetarët e Manastirit në vitin 2016 nuk i lejuan pushtetit paraprak ta shesë, theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë inspektimit të sotëm në punët e rikonstruimit të atij objekti.

Sipas Shekerinskës, reagimi i manastirasve ishte patriotizëm i vërtetë me çka përballet trashëgiMEDIAL kulturore-historike për gjeneratat e ardhshme, por i rindërtuar dhe i rikonstruuar.

“Ne si Qeveri që në vitin 2017 reaguam dhe prandaj sot Shtëpia e oficerëve në Manastir tërësisht po rikonstruohet që në vjeshtë manastirasit  ta kthejnë Shtëpinë e artit. Së bashku me delegacionin e BE-së, Bankën Botërore dhe komunën, në Shtëpinë e oficerëve kemi investuar mbi 960.000 euro, ta marrim karakterin e merituar dhe këtu siç i takon të kthehet shenja kulturore e qytetit. Oficeri është simbol për gjithçka që në tre vitet e fundit jemi bërë në Manastir, sepse në rrezikun e njëjtë si ky objekt ishin të gjitha institucionet paraprake i ka lënë në kolaps me miliona borxhe dhe të gjitha institucionet shëndetësore të cilat ishin në gjendje të mjerueshme”, theksoi Shekerinska.

Në konferencën për shtyp në Manastir, ajo përkujtoi në mbështetjen qeveritare të cilën vazhdimisht ia jep vetëqeverisjes lokale me çka u mundësua zhbllokimi i 10 shkollave për të cilat u mbulua borxhi prej 2,5 milionë eurove, si dhe për investimet kapitale në Manastir dhe në rajonin e Manastirit. mt/fb/