Redfild: Koronavirusi e hodhi SHBA-në në gjunjë

Uashington, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Drejtori i Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve, Robert Redfild deklaroi se koronavirusi i ri e ka hedhur SHBA-në në gjunjë.

Ai potencon se shëndeti publik tashmë një kohë të gjatë nuk ka gjithçka që i nevojitet, dhe se është e nevojshme financim i mjaftueshëm dhe investim urgjent në të.

“Do të shpenzojmë rreth shtatë bilionë dollarë për shkak një virusi të vogël”; theksoi Redfild.

Eksperti amerikan me ndikim për sëmundje infektive Entoni Fauçi paraprakisht paralajmëroi se në disa shtete amerikane është regjistruar rritje shqetësuese e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Rreth 2,4 milionë amerikanë janë infektuar me Kovid-19, ndërsa mbi 120.000 kanë vdekur.

SHBA sipas numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi gjendet në vendin e parë në botë. sn/

Таг