Rast i rrallë! Lindin trinjakët pozitivë me koronavirus, njëri vendoset në ventilator

Një nënë nga Meksika ka lindur trenjakë, dy djem dhe një vajzë. Ata kanë rezultuar me Covid-19 që në momentet e para të lindjes.

Një nga djemtë dhe vajza janë asiptomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa foshnja tjetër ka shfaqur probleme dhe është vendosur në ventilator.

Ekspertët e shëndetit po e shqyrtojnë këtë rast shumë të rrallë dhe po përpiqen të kuptojnë se kur janë infektuar me koronavirs, gjatë momentit që ata lindën apo nga placenta e nënës gjatë shtatëzanisë.

Sekretarja e shëndetit e San Luis Potosi, Monica Rangel, tha se duket shumë e pamundur që foshnjat ta kenë marrë koronavirusin pas lindjes, por është një rast që duhet të hetohet dhe studiohet më gjëtë.