Presidenti i Polonisë është udhëheqësi i parë i huaj që do të vizitojë Trumpin gjatë pandemisë

Presidenti polak, Andrzei Duda, u vendos të mërkurën që të bëhej udhëheqësi i parë i huaj që viziton presidentin amerikan, Donald Trump, që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit – dhe të dyja palët janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët.

Sipas mediave të huaja, vizita e tij mund të çojë në një marrëveshje për dërgimin e më shumë trupave amerikane në Poloni, duke forcuar bashkëpunimin e mbrojtjes midis dy aleatëve të NATO-s.

Ushtria e SHBA-së, tashmë ka një grup mbështetës për zonën në rajon, ndërsa vendi mund të rrisë numrin e ushtarëve në Poloni, tha një zyrtar i lartë i administratës së Trump.

“Ne po shohim nga afër me homologët tanë polakë për një marrëveshje bashkëpunimi, për të realizuar vizitonin e dy presidentëve tanë”, thuhet në deklaratë.

“Jemi të përqendruar në detajet përfundimtare për marrëveshjet ligjore, të cilat janë të ngjashme me ato që i kemi përfunduar me aleatët e tjerë të gjithë botën”, tha zyrtari.