PP formon Komision të përkohshëm për ndjekje të parregullsive të mundshme zgjedhore

Shkup, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për formimin e Komisionit të përkohshëm për ndjekje të parregullsive të mundshme lidhur me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli 16 “Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit” nga Kodi penal dhe vepra të tjera penale të cilat mund të kryhen gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve, kumtoi sot Prokuroria publike.

“Ngjarjet lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik 2020, janë të interesit të përgjithshëm të opinionit, kështu që, është formuar komision i cili në mënyrë produktive do t’i ndjekë ngjarjet, në drejtim të mbrojtjes nga veprimet kriminale apo të tjera kundërligjore dhe veprim preventiv”, ceket në kumtesë.

Për kryetar të Komisionit është caktuar Xhelal Bajrami, prokuror publik në Prokurorinë publike të RMV-së, ndërsa anëtarë të Komisionit janë prokurorë publikë nga prokuroritë e larta publike dhe Prokuroria themelore publike Shkup.

Siç ceket në kumtesë, Komisioni në baza ditore do t’i ndjekë të gjitha ngjarjet nhga vendi lidhur me procesin e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Në të njejtën kohë, informojnë nga PP, do t’u jepen detyrime prokurorive themelore publike për veprim urgjent, përkatësisht të formojnë lëndë dhe të ndërmarrin veprime për konstatim të fakteve relevante nga të cilat varet zbatimi i drejtë i Kodit penal.

“Prokuroria publike e RMV-së, u bën thirrje organizatave qytetare, partive politike, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë personave të cilët konsiderojnë se në ndonjë procedurë ka indikacione për vepër të kryer penale lidhur me procesin zgjedhor, të parashtrojnë parashtresë/paraqitje në Komisionin për ndjekje të parregullsive zgjedhore në adresën elektronike [email protected]”, shtohet në kumtesën e Prokurorisë publike. ab/