Pas fitores ndaj Athletic Bilbaos, Quique Setien u jep shpresë tifozëve të Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është i vendosur të mbajë skuadrën e tij në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin e tyre në La Liga përpara një fundi dramatik.

Goli i vetëm i realizuar nga Ivan Rakitic i siguroi skuadrës katalunase tri pikë të vlefshme në përballjen kundër Athletic Bilbao, duke arritur kështu që të rikthehen në krye.

Image

Los Blancos do të rikthehet në vendin e parë në rast se fitojnë sot (e mërkure) ndaj Real Mallorcas, por Setien beson se skuadra e tij është ende në një pozitë të fortë për të ruajtur titullin e tyre deri në fund të edicionit 2019-20.

“Ne kishim nevojë për të fituar këtë lojë. Sa më pak gabime që bëjmë, aq më mirë. Ne kemi tre pikë, dhe tani shohim se çfarë bën Real Madridi”, ka thënë ai.

“Ne nuk shqetësohemi për rivalët tanë. Ka gjëra për t’u përmirësuar, por ne shohim rrugën përpara”, ka shtuar më tej Setien.

Ndeshja e radhës për skuadrën e Setien do të jetë ajo ndaj Celta Vigos në fundjavë, e që nuk është aspak e lehtë në letër.

Ndeshja e tyre në shtëpi me Atletico Madridin që zhvillohet më 30 qershor ka të ngjarë të jetë vendimmarrëse në garën e titullit të Barcelonës.