OBSH: Javën e ardhshme në botë do të ketë mbi 10 milionë të infektuar nga koronavirusi

Gjenevë, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) pret që numri i të infektuarve me koronavirus në botë nga java e ardhshme të arrijë 10 milionë.

“Deri tani në OBSH janë paraqitur më shumë se 9.1 milionë raste të infektimit dhe më shumë se 470 mijë raste të vdekjeve”, ka deklaruar sot drejtori i OBSH-së, Tedros Adanom Geberejsus para gazetarëve në Gjenevë.

Në muajin e parë të epidemisë janë paraqitur më pak se 10.000 raste, ndërsa në muajin e fundit pothuajse katër milionë.

“Presim që javën e ardhshme numri i përgjithshëm të arrijë 10 milionë”, paralajmëron Tedros.

Ai ka përsëritur se secili ka përgjegjësi të bëjë gjithçka që të parandalojë përhapjen e virusit dhe të shpëtojë jetë. fab/